SHBA braktis Kosovën, anulohet vizita e delegacionit amerikan në Prishtinë

KOSOVA


Këtë të dielë Kosova pritej që të vizitohej nga një delegancion Amerikan që do të qëndronte në Prishtinë në datat 30 dhe 31 Korrik, por dicka e tillë nuk ka ndodhur.

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka konfirmuar se delegacioni Amerikan nuk do të mbërrijë këtë të dielë në Prishtinë, ndërsa tha për mediat se nuk ka anulim të vizitës po një shtyrje të saj për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

Përtej anulimit apo shtyrjes së vizitës duket se Washingtoni po i kthen shpinën Kosovës, e gjitha kjo si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Albin Kurtit, e cila nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Prej muajsh veprimet e Prishtinës Zyrtare kanë nxitur situata të tensionuara në rajon, ndërsa Uashingtoni ka lëshuar paralajmërime të forta.

Albin Kurti, i cili nuk pranoi kurrsesi që të dëgjonte paralajmërimet e ndërkombëtarëve shkoi aq larg sa deklaroi për mediat e huaja se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken bën deklarata naive.

Kryesuesi i këtij delegacioni pritej të ishte Derek Chollet, Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Politikë të Jashtme, i cili se fundmi është nominuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden për të marrë postin e nënsekretarit të Mbrojtes Për Politikë në Uashington.

Sipas asaj që ishte planifikuar, në këtë vizitë të delegacionit amerikan do të mbaheshin takime të veçanta me Kryeministritn e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani sa i përket marrdhenieve të tensionuara mes Prishtinës dhe Beogradit.



Skip to toolbar