SHBA, ekzekutohet kreu i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në botë

BOTA


Drejtori i Përgjithshëm i UnitedHealthcare u qëllua dhe u vra në qendër të Manhattan të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave të huaja Brian Thompson po ecte drejt hotelit Hilton në Midtown Manhattan, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të UnitedHealthcare.

Një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë për CNN-in ishte i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson, përpara se të hapte zjarr nga 20 metra larg duke qëlluar disa herë.

Personi i armatosur iku, duke kaluar nëpër një rrugicë dhe duke hipur në një biçikletë, ka thënë një zyrtar për CNN. Hetuesit po vazhdojnë të mbulojnë zonën dhe policia aktualisht beson se i dyshuari është arratisur në Central Park. Ai është qëlluar me plumb në gjoks.

Punonjësit e urgjencës që reaguan e çuan atë në spital në gjendje kritike, ku u shpall i vdekur, sipas NYPD. Detajet mbi rrethanat nuk janë të qarta menjëherë, por hetuesit thonë se duket se bëhet fjalë “për të shtëna me shënjestër”.

Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për UnitedHealthcare në prill 2021. UnitedHealthcare është pjesë e UnitedHealth Group, i renditur i pesti në Fortune 500, sipas kompanisë. Kompania mëmë e UnitedHealthcare, UnitedHealth Group, përfundoi papritur konferencën e saj të planifikuar të mërkurën në mëngjes, duke përmendur “një situatë shumë të rëndë mjekësore me një nga anëtarët e ekipit tonë”.



Skip to toolbar