E ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses One po zhvillon këtë të enjte një takim me presidentin Ilir Meta.
Gazetarët tanë në terren njoftojnë se Leyla Moses One ndodhet në këto momente në Presidencë.
Takimi vjen në një moment kritik për situatën politike në Shqipëri.
Kuvendi diskuton sot kërkesën e maxhorancës për të nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit për vendimin e tij për të anuluar datën e zgjedhjeve, duke e cilësuar atë një vendim antikushtetues.
Ndërkohë vetë presidenti ka njoftuar zhvillimin e një tjetër konferencë për shtyp në orën 17.00
Deri tani faktori ndërkombëtar e ka kritikuar vendimin e presidentit duke kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen sipas kushtetutës.
Nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas këtij takimi me presidentin Meta, por të hënën Departamenti i Shtetit u shpreh i shqetësuar për atë që e quajti “njoftim të Presidentit Meta” dhe se së shpejti do jepte një vlerësim për të. A është ky takim i të enjtes, fillimi i fundit?