Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, CDC. Autorizimi vjen pasi CDC dhe FDA dolën në përfundimit se përfitimet e vaksinimit të fëmijëve ishin më të larta nga risqet që mund të vinin.
Zyrtarët e FDA-së përcaktuan se vaksina ishte rreth 91% efektive në parandalimin e COVID-it tek fëmijët e vegjël dhe se përgjigja e tyre imune ishte e krahasueshme me atë tek njerëzit e moshës 16 deri në 25 vjeç.
Studiuesit nuk gjetën efekte anësore serioze.
Vlen të theksohet se fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç u jepet vaksina me një të tretën e dozës që u jepet të rriturve.