SHBA, sanksione shtesë ndaj Iranit

BOTA


Tensionet mes SHBA dhe Iranit vijojnë të jenë të larta dhe të gjithë u tremben nisjes së një lufte të re në botë. Vetë SHBA thotë se nuk dëshiron luftë dhe se do të punojë që të forcohet partneriteti me Iranin. Megjithatë lidhur me sulmet e dy bazave ushtarake amerikane, SHBA u është përgjigjur me sanksione shtesë ku preken sektorët e çelikut, tekstilit dhe minierave.

Gjatë konferencës për mediat të sekretarit të Thesarit amerikan Steven Mnuchin dhe Sekretaritë të Shtetit Mike Pompeo u njoftuan edhe sanksionet të reja kundër Teheranit.

“Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian. Sanksionet e reja përfshijnë 8 zyrtarë të lartë iranianë, industrinë e çelikut dhe metaleve të tjera të vendit. Me vendimin e sotëm, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestron burime të të ardhurave, të cilat regjimi iranian i përdorë për të financuar programin bërthamor, zhvillimin e raketave, terrorizmit dhe ndikimin malinj në rajon”, tha Mnuchin.

Ndërsa Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kishin informacione specifike rreth një kërcënimi të menjëhershëm nga Irani ndaj ambasadave amerikane.

“Synimi i fushatës sonë është të ndërpresim burimet e regjimit Iranian për të kryer një politikë të jashtme destruktive. Ne duam që Irani të sillet si çdo vend normal dhe besojmë se sanksionet e vendosura sot e forcojnë objektivin e strategjisë sonë. Fushata e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit përbëhet nga elementë diplomatikë dhe ekonomikë që synon të heq nga duart e regjimit miliarda dollarë të ardhura që janë përdorur për të përhapur vrasje dhe shkatërrime në rajon” tha Pompeo.

Tensionet u rritën pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani më 3 janar nga SHBA gjatë një sulmi me dron në Bagdad. SHBA e cilësoi Soleimani si terrorist dhe orkestruesin e shumë sulmeve ndaj shtetasve amerikanë.



Skip to toolbar