SHBA shpërthen ndaj Kurtit/ Mbylli zyra serbe në veri, Amerika: Po rrezikoni gjithçka!

KOSOVA


KOSOVË- Qeveria e Albin Kurtit vijon të ndërmarrë veprime të njëanshme duke sfiduar komunitetin ndërkombëtar.

Autoritetet e Kosovës njoftuan këtë të premte  se kanë mbyllur 5 struktura paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, në Zveçan, në Zubin Potok dhe Leposaviç, komuna këto në Kosovë që kanë shumicë të popullsisë Serbe.

Menjëherë pak këtij veprimi të Qeverisë së Albin Kurt kanë reaguar të alarmuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada Amerikane në Kosovës kritikoi qeverinë e Albin Kurtit se po përdor si instrument t Policinë e Vendit dhe po ndërmerr hapa të pakoordinuar me aleatët ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit tonë. Siç e kemi theksuar më parë, veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ndërsa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, përdorimi i Policisë vazhdimisht si Instrument I Qeverisë duke kryer veprime të pakoordinuara, nuk është në përputhje me premtimet e bëra  nga Qeveria Kurti se “do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”, thekson ambasada.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane thuhet se do të ketë ndryshime në bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë, një prove e qartë kjo nga Washingtoni se tani më Albin Kurti me veprimet e një anshme ka izoluar në mënyrë diplomatike Prishtinën zyrtare edhe nga fuqia ndërkombëtare që e krijoi atë si shtet.



Skip to toolbar