SHBA, TikTok mbyllet të dielën/ Gjykata e Lartë vendos përfundimisht mbylljen e platformës sociale

BOTA


SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar të hyjë në fuqi ligjin, i cili do të detyrojë pronarin kinez të TikTok të shesë biznesin e tij në SHBA deri të dielën, ose do të përballet me mbylljen e platformës sociale.

Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të administratës së Joe Biden, e cila e konsideroi TikTok si një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse 170 milionë përdoruesit amerikanë do të përjetojnë ndryshime të menjëhershme pasi ndalimi të fillojë të dielën.



Skip to toolbar