Ambasada e SHBA-ve ka dhënë një tjetër mesazh për drejtësinë. Në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada e SHBA shkruan se me dy vendet në bordin e ONM-së dhe nëpërmjet vëzhguesit ndërkombëtar sigurohemi që organet e vettingut të respektojnë ligjin.
“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vettingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vettingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vettingut të respektojnë ligjin”, shkruan ambasada e SHBA.