Një 26 vjeçar, i identifikuar si Luigi Mangione është arrestuar në një McDonald’s në Pensilvani si i përfshirë në vrasjen e Brian Thompson, CEO i kompanisë së sigurimeve shëndetësore United Healthcare.
Arrestimi ndodhi për shkak se atij iu gjet një armë e ngjashme me atë të përdorur në vrasje. Burri dyshohet se ka tentuar të përdorë një ID të rreme në McDonald’s, thanë burimet policore, të cituara nga mediat e huaja.
Me vete burri kishte edhe një pistoletë me silenciator, katër dokumente identiteti false dhe sende të tjera në përputhje me atë që autoritetet dinë për vrasësin e dyshuar.
Të shtunën, autoritetet e Nju Jorkut publikuan dy foto të tjera, njëra prej të cilave ishte bërë në një taksi. Në të dyja rastet fytyra e të kërkuarit ishte e mbuluar nga një maskë kirurgjikale blu./abcnews.al