Shefi i DIA: Sot shqiptarët kryejnë punët më të pista të bosëve italianë

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Itali, Maurizio Vallone, ka shpjeguar se si mafia shqiptare ndërvepron me atë italiane. Në një intervistë për “Corriere della Cita”, Vallone thekson se mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë forcuar bashkëpunimin me njëra-tjetrën ndryshe nga sa ndodhte në fillim ku përplasja e tyre ishte shumë e fortë.

I pyetur nëse mafia shqiptare ka prishur ekuilibrat e asaj italiane, duke hyrë në territorin e tyre, Vallone evidentoi faktin se të huajt, kryesisht shqiptarët, përdoren nga kokat e mafias italiane për të kryer punë të atilla që shmangin përfshirjen e bosëve të mëdhenj.

“Sot kemi një dinamikë krejtësisht tjetër: këto organizata të huaja janë të afërta dhe funksionale me organizatat e mëdha mafioze italiane. Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre, si importi i drogës, kryesisht hashash dhe marihuanë, u japin kontroll mbi disa prej aktiviteteve të tyre dhe pjesën më të dhunshme të punës në mënyrë që ata që drejtojnë këtë ‘biznes’ të mos kapen me presh në duar. Ata përdorin njerëz që sot janë në Itali dhe nesër zhduken që këtu”, shprehet Vallone.

A i ka prishur ekuilibrat mes klaneve mafioze italiane, ardhja e shqiptarëve?

Vallone: Në ditët e para kishte konflikte mes italianëve dhe të huajve, sepse ata mbërritën në Itali duke u përpjekur të përcaktonin se kush komandonte duke nxitur edhe reagimin e italianëve. Megjithatë, sot kemi një dinamikë krejtësisht tjetër: këto organizata të huaja janë të afërta dhe funksionale me organizatat e mëdha mafioze italiane. Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre, si importi i drogës, kryesisht hashash dhe marihuanë, u japin kontroll mbi disa prej aktiviteteve të tyre dhe pjesën më të dhunshme të punës në mënyrë që ata që drejtojnë këtë ‘biznes’ të mos kapen me presh në duar. Ata përdorin njerëz që sot janë në Itali dhe nesër zhduken që këtu.

Ai ka shpjeguar gjithashtu edhe se si vjen droga nga Kolumbia dhe se si kalon qetësisht nga Italia drejt vendeve të Ballkanit dhe më pas përfundon në vendet e Evropës.

Si arrin droga në Itali?

Vallone: Vjen kryesisht përmes megakontejnerëve nga Kolumbia: ndalesa e parë është Venezuela, pastaj prej andej, përmes vendeve të tjera të Amerikës së Jugut, mbërrijnë në Afrikë, mundësisht përmes Guinea Bissau, ku kodet në kontejnerë janë ndryshuar plotësisht. Nëse një GPS nuk vendoset në fillim, ngarkesa bëhet e pagjurmueshme. Nga atje, kontejnerët janë renditur për në vendet e Evropës Lindore. Ndoshta mbërrijnë me transbord në Gioia Tauro, por nuk ndalen veçse në një pjesë shumë të vogël: nuk ndalojnë në Itali, duke mbetur kështu anonimë për ne, dhe përkundrazi vazhdojnë drejt Kroacisë dhe vendeve të Ballkanit, ku mijëra e mijëra kilogramë të drogës nisen me kamionë drejt Evropës Veriore. Është rruga më e besueshme dhe e qetë për trafikantët e drogës. Transporti nga Spanja, është përdorur shumë në të kaluarën. Ne përdorim anije me vela për ulje, shumë më të sigurta, të afta për të mbajtur 1000 ose 2000 kilogramë hashash. Por kujdes: ky nuk është i njëjti hashash i viteve ’80 ose ’90: përbërësi aktiv që ekziston sot, prerja që bëhet është 100 herë më e lartë se dikur. Dikur përbërësi aktiv ishte 0.1 ndërsa tani është 10 herë më vdekjeprurës. Më pas hyri në treg edhe heroina, së cilën të rinjtë mund t’i frikësoheshin dikur, por tani edhe kjo është bërë më e lehtë për t’u përdorur.



Skip to toolbar