Të paktën dy persona u vranë dhe 22 u plagosën kur një çati e kishës u shemb në qytetin brazilian të Recife, tha kryebashkiaku João Campos dhe autoritetet në shtetin verilindor të Pernambuco.
Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për nevojtarët dhe më shumë se 60 persona ndodheshin brenda kishës.Një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u gjetën të vdekur nga ekipet e shpëtimit që shkuan në vendin e ngjarjes.
Mes të plagosurve është një e grua e re shtatzënë, si dhe një fëmijë 4 vjeç. Sakaq, shkaku i shembjes po hetohet nga autoritetet. Panele fotovoltaike ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar, sipas një raporti nga faqja e lajmeve G1.