Shembet godina e rrënuar nga tërmeti, rrezikonte nga shiu

AKTUALITET


Autoritetet vendore të Durrësit kanë prishur pjesërisht godinën e rrënuar në Durrës, që rrezikonte të shembej për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëmtonte godinat pranë.

Objekti i vjetër ndodhej në lagjen 11, te Rruga e Kuminit, dhe u shemb nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në mbështetje të të cilit kanë qenë Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të njësisë administrative Nr. 2.


Strukturat  bënë të mundur prishjen e pjesshme të godinës, e cila si pasojë e kushteve të këqija klimaterike rrezikonte shembjen duke dëmtuar banesat përreth si dhe duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve.




Skip to toolbar