Të paktën një person ka vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një hoteli në New Orleans në SHBA.
Shembja është filmuar nga kamerat, ku tregojnë momentin ai binte mbi njerëzit e tmerruar që vraponin në rrugë.
Katet e larta të hotelit ishin në ndërtim prej disa muajsh, por ato u rrëzuan duke rënë në rrugë, ku qarkullimi i njerëzve dhe makina ishte i lartë.
Nuk dihen arsyet e shembjes, por specialistët kanë paralajmëruar se pjesa e mbetur e ndërtesës është e paqëndrueshme dhe mund të ketë sërish shembje.