Shembet suvaja në Bazilikën e Shen Pjetrit gjatë meshës së Papës

AKTUALITET


Pjesë të vogla nga suvaja e tavanit të Bazilikës së Shën Pjetrit ranë në tokë gjatë meshës së mbajtur  nga Papa për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se nuk pati të lënduar.

Por autoritetet vendosën të merrnin disa masa paraprake për të shmangur ndonjë aksident në të ardhmen derisa tavani të rikonstruktohet.

Si masë paraprake, zona e prekur, krahu në të majtë të altarit, është evakuuar. Burimet në bazilikë raportojnë se “nuk pati pasoja sepse ishin fragmente shumë të vogla”.



Skip to toolbar