Shembja e teatrit, Hajdari akuza Ramës: Jeni bërë si Gruevski, po shkatërron vendin

AKTUALITET


Shembja e Teatrit Kombëtar është shndërruar në një mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës brenda dhe jashtë parlamentit. Ne emër të opozitës, deputetja Rudina Hajdari kërkoi shpjegime nga kryeministri Rama për shembjen e teatrit.

Sipas saj, kryeministri është i fiksuar me truallin e Teatrit, ku kërkon të ndërtojë kulla. Deputetja Hajdari bëri edhe një krahasim me kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.


“Kemi një botë të tërë që po shikon fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Dua t’ju kujtoj që ju keni patur një opsesion jo vetëm më këtë teatër, por me atë truall. Po të kishte qenë ai tetar diku tjetër do ta linit. Por që e doni atë truall në mes të Tiranës e shembët tetarin. E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kulla? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Jeni në shndërruar në një Nikola Gruevski. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat”, tha Hajdari.




Skip to toolbar