Shembulli i thjeshtë që turpëron gjithë këtë klasë politike

Më të fundit


Videoja poshtë, që në fakt turpëron gjithë klasën politike është hedhur në rrjet nga vetë Rama. Edhe ai vetë duhet të turpërohet, nga ky shembull gjenial i një njeriu të thjeshtë. Me minimumet e gjërave ka ndërtuar një kryevepër.

Përfytyroni sikur në gjithë Kukësin, a luginën e Vjosës, apo në Kolonjë, të ishte punuar me këtë filozofi. E kam shkruar dhe herë të tjera. Nëse atyre 1000 familjeve fshatare që kanë ngelur ende në Kukës, do tu dhuroheshin nga 200 qingja, pas disa vjetësh, do kishe kope me bagëti, djathë, qumësht dhe mish të kualitetit të parë. Baxho, po të tilla, dhe ripërtëritje e një tradite artizanale sixhadesh të zonës. Po mund të hidhje ca farë peshku në atë liqenin e Kukësit dhe të mbaje me peshk edhe zonën. Mund edhe ta pyllëzoje, etj, etj. Paratë për atë dhuratën e 200 qingjave, mund t’i merrje më vonë në trajtën e taksave, më shumë se merr tani ….

📍HOT, MALËSI E MADHE- Familja Hasanaj ka ngritur me punë e djersën e ballit, sipërmarrjen e prodhimit të djathrave, e cila mbahet në këmbë nga dedikimi i Gjovalinit, djalit të familjes👏Në kapanonin e fermës së tyre blegtorale 🐑🐄do të instalohet shumë shpejt sistemi teknologjik i mjeljes, me mbështetjen e AZHBR.Ndërkohë Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informon fermerët dhe blegtorët shqiptarë mbi Skemën Kombëtare të Financimit nga Qeveria, për të cilën aplikohet nga data 29 Maj deri në 19 Qershor😃Shqipëria që nuk luan teatër punon, Shqipëria e njerëzve të punës prodhon😍#Shqipëriaqëduam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 22. Mai 2020

Në vend të këtyre e gjithë kjo klasë politike, e majtë dhe e djathtë, ka preferuar të bëjë “politikë planetare”. Besoj se e ka shkatërruar edhe për shumë vite të tëra Shqipërinë.
Nëse ky shembull nuk e turpëron Ramën, që e poston tërë krenari këtë video, le të jetë një leksion për të dhe për tërë këtë klasë torollakësh politikë, që ka kohë që e kanë shkatërruar Shqipërinë.

E kam shkruajtur, po shpesh. Në 1936, sipas studimeve italiane, ne ishim kampionë absolutë për gjithë Europën në numurin e të imtave dhe gjethëve për 1000 banorë. Bile edhe përpara Zvicrës, që sot vetëm nga industria e përpunimit të tyre, me Nestlen, etj, merr 100 miliardë çdo vit apo 10-fishin e GDP-së së Shqipërisë.

C’bëmë? Një hiç. Shembulli i këtij fshatari gjenial tregon se sa vlen e gjithë klasa politike e Shqipërisë.

Kur të tërë apo shumica sillen vërdallë e qajnë me hipokrizi për Teatrin Kombëtar, mua më shkon gjithnjë e më tepër mendja për atë Bibliotekën dhe Laboratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që e dogjëm dhe e poqëm në 1997 e më vonë, e nuk lëvizi njeri nga vendi. Dhe ajo ishte më e madhja në Ballkan si laborator e si bibliotekë.

Thirrini kokës, se është vonë, shumë vonë, po ende keni mundësi të lani një pjesë të mëkateve tuaja! (Konica.al)



Skip to toolbar