Dy vajza kanë rrezikuar të mbyten paraditen e sotme në plazhin e Shëngjinit. Report TV mëson se njëra prej tyre është dërguar me urgjencë në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja është shënuar në Kune. Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve.
Një ditë më parë një pushues nga Kosova rreth 42 vjeç rrezikoi jetën në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.
42-vjeçari kishte shkuar në thellësi dhe është dashur ndihma e policisë me skaf për ta nxjerr në breg.