Shënime në plumba, del fotografia e autorit të vrasjes së CEO së kompanisë së sigurimeve në SHBA

BOTA


Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen në qendër të Manhatanit të 50-vjeçarit Brian Thompson, CEO i një kompanie të madhe të sigurimeve në SHBA.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se policia konfirmoi se kishte fjalë të shënuara në tre gëzhoja të gjetura në skenën e krimit.

Partneri i BBC-së në SHBA, CBS Neës tani po raporton se fjalët “mohoj”, “mbroj” dhe “zhbën” janë shkruar me përpikëri, jo të gdhendura, mbi gëzhojat, sipas një burimi të informuar për hetimin.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë, Sulmuesi dukej se ishte duke buzëqeshur para se të qëllonte për vdekje Brian Thompson, shefin ekzekutiv të UnitedHealthcare, teksa i zunë pritë në orën 6:45 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën në Manhattan, Nju Jork.

Thompson u qëllua për vdekje jashtë një hoteli në Manhattan dje në mëngjes para fillimit të një konference.

Policia thotë se personi i armatosur kishte veshur një maskë dhe pamjet e tregojnë atë duke ecur ngadalë pas Thompson, përpara se ta qëllonte disa herë pas shpine viktimën.



Skip to toolbar