Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

AKTUALITET


Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.

Mësohet se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus. Ky person kishte ardhur nga Italia javë më parë.

Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë:

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.



Skip to toolbar