Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Kujtojmë se më parë, ndërruan jetë edhe dy shtetas të tjerë në Spitali Infektiv të Tiranës. Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.