Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në gjashtë. Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve në Itali nga Koronavirusi ka arritur mbi 224. Pjesa më e madhe e të infektuarve ndodhen në rajonin e Lombardisë dhe Venetos.
Rreth 50 mijë banorë qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavirusit dhe po ruhen 12 qytete nga autoritetet.
Ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi që është përhapur në të gjithë botën, ka arritur në shifra alarmante pasi numri i viktimave në rang global ka shkuar mbi 2619, ndërsa të infektuar nga Koronavirusi janë regjistruar në të gjithë botën mbi 79,000. Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga paniku dhe vdekjet po shtohen çdo ditë e më tepër, Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin e virusit si “një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin përmes “transmetimit të prekjes së duarve dhe përhpajes së pështymës kur një person teshtin”.
Ndërkohë një virus kalohet nga personi në person si shkak i një personi të infektuar që teshtin ose kollitet.
Ka të paktën 2.200 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në më shumë se 30 vende dhe territore jashtë Kinës. Afro 700 prej këtyre rasteve janë të lidhura me anijen e lundrimit të “Diamond Princess”, të vendosur në Yokohama të Japonisë.
Të paktën 27 njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës nga virusi.
Autoritetet në Lombardi dolën në konferencë ku njoftuan se transporti publik nuk është mbyllur ende në zonë megjithatë janë gati 2 struktura ushtarake të vendosura në San Damiano e a Baggio për ndërhyrje nëse do të jetë e nevojshme, pasi Lombardia është vendosur në karantinë, ku nuk lejohen më hyrjet dhe daljet.
Pas humbjes së jetëve të njerëzve, autoritetet italiane kanë bërë thirrje për vetëkarantim të njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm për të shmangur infektimin nga koronavirusi, sidomos nëse shfaqin shenja të gripit. Mbyllja e shkollave, dyqaneve, muzeve, teatrot, kinematë, panairet, ndalesa në konkurset, aktivitetet e punës private dhe zyrat publike, pa cenuar shërbimet thelbësore, kufizimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve.
Katedralja Duomo në Milano është mbyllur për publikun si një masë paraprake ndaj koronavirusit. Autoritete kanë njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur deri me datë 25 shkurt.Karnavelet e Venecias nuk do të zhvillohen këtë vis si pasoj e një personi të infektuar duke sjell edhe frikën për përhapjen e virusit vdekrje prurës në qytetin turistik./