Shënoi ndaj Interit, Eurosport vlerëson mesfushorin Bajrami

Më të fundit


Nedim Bajrami ishte futbollisti më i mirë në fushë i Empolit në humbjen me plot emocione ndaj Interit në Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar shënoi një supergol me tepër peshë, pavarësisht se e nisi nga stoli sfidën me zikaltërit. Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe 15 minuta më pas realizoi për 1-1.

Çfarë loje! Ai hyni dhe ndryshon fytyrën e Empolit. I pathyeshëm kur ka topin në këmbë dhe ndihmon në vertikalizime. Shënon një gol të rëndësishëm që e dërgon Interin në krizë,” shkruhet në komentin e ‘Eurosport’, që e vlerëson me notën 7.5 lojën e Bajramit. Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit në Kupën e Italisë, teksa deri më tani këtë sezon ka realizuar në total 8 gola.

Notë pozitive mori edhe njeriu-asist, Kristjan Asllani, që u vlerësua me 7, teksa futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli u vlerësua me notën 5.5, pasi me aktivizimin e tij nuk arriti t’i jap stabilitet mbrojtjes së Empolit.



Skip to toolbar