Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.
Burime bëjnë me dije se i riu i shërbente fermës dhe kuajve të Asmer Bilalit, një emër shumë i njohur në botën e krimit në Shkodër.
Ngjarja mendohet të jetë vazhdimësi e rivalitetit mes bandës së dy fiseve në qytetin verior, Bajri dhe Lici.
Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur në afërsi të portës së familjes Lici, motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Vrasja ndodhi në lagjen “Kiras”, ku 19-vjeçari Erjon Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.