Shërohet pacientja zero me koronavirus në Maqedonia e Veriut, del nga spitali

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacientja e parë në Maqedoni me koronavirus ka lënë sot spitalin, për trajtim shtëpiak. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Mediat maqedonase raportojnë se gjendja e pacientëve të tjerë paraqitet e stabilizuar, ndërkohë, vetëm një person është në intubim.

Ndërkohë, 5 pacientë të tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht priten rezultate për tre persona nga Dibra.



Skip to toolbar