Sherr me thika në Fier, dy në pranga, tre në spital

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Fierit ku disa persona janë konfliktuar me thika dhe me sende të forta.

Policia pasi është njoftuar për sherrin me këtyre personave ka vënë në pranga E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet. 24 vjeçari akuzohet se ka goditur me thikë dhe sende të forta K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Por gjithashtu në pranga është vënë edhe i plagosuri me thikë K.S., 34 vjeç, i cili gjithashtu ka plagosur po me thikë S.H., 21 vjeç. Dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.



Skip to toolbar