Dy persona në moshë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zënke me thikë mes disa adoleshentëve në Kamëz.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është ndaluar autori i dyshuar i ngjarjes, një shtetas i moshës 17-vjeçare me inicialet R.V.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plota të rrethanave të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.