Sherr mes fqinjve në Tiranë, dy të lënduar përfundojnë në spital

AKTUALITET


Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34 vjeçar, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij.

Sipas Policisë, babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar