Sherr për pasagjerët në Këlcyrë, shoferi plagos kolegun

Më të fundit


Sherri për pasagjerët ka shkaktuar plagosjen e një shoferi nga kolegu i tij. Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë, ku Arben Mamaillo 55 vjeç, shofer autobusi në linjën urbanë të Këlcyrës, ka mbetur i plagosur nga kolegu i tij I.Ç. 50 vjeç, po nga Këlcyra.

Sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për pasagjerë për shkak të marrjes së tyre në vende të pacaktuara si stacione.

Mësohet se gjatë konfliktit Mamaillo ka mbetur i lënduar në kokë dhe është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.



Skip to toolbar