Sherr për pronën mes kushërinjve në Krujë, tre të plagosur me armë. Njëri prej tyre polic

AKTUALITET


Konflikti për pronësinë e një sipërfaqe toke ka shkaktuar 3 të plagosur në Mamurras të Krujës.

Dy kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie dhe qëlluan me armë njëri-tjetrin. Të dy morën plumba në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga personat e përfshirë është punonjës policie, A.S.(Sela). Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. I plagosuri i dytë është A. Sela.

Por në spital u paraqit i plagosur edhe një person i tretë, F.Sela, i cili sipas policisë dyshohet se është plagosur gjatë konfliktit.

Sherri me armë ndodhi pranë një fabrike çimentoje. Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.


Njoftimi paraprak i Policisë së Krujës:

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i dytë i Policisë së Krujës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar