Sherri mes dy familjeve në Berat, policia zbardh detaje: U konfliktuan me mjete të forta e prerëse, rëndë një person

AKTUALITET


Policia e Beratit ka reaguar pas sherrit të ndodhur një ditë më parë për ullinjtë mes dy familjeve, duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht tre të tjerë.

Policia sqaron se sherri ka ndodhur në lagjen “Barrikada”, ku pjesëtarët e dy familjeve janë konfliktuar fizikisht me mjete të forta dhe prerëse.

Nga sherri ka mbetur i plagosur rëndë me mjet prerës shtetasi A. A., ndërsa është arrestuar autori i plagosjes, 52-vjeçari K. Dh.

Njoftimi i policisë:

Berat

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:

Disa persona, pjestarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.



Skip to toolbar