Sherri mes mësueseve tek “Çajupi”, zbardhen emrat e personave të përfshirë

AKTUALITET


Zbardhen emrat e përfshirë në sherrin masiv që ndodhi para shkollës “Andon Zakon Çajupi” në kryeqytet, pak para nisjes së mësimit.

Mësohet se të përfshirë në ngjarje janë shtetasit Edmond Faja, Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalia, Laert Duro, Alvaro Toptani, Domenik Toptani dhe Elida Qenami (mësuesja).

Siç është mësuar nga hetimet, Edmond Faja, Elton Kasaj, Ndriçim Qefalia dhe Laert Duro kanë qenë pjesë e një grupi.

Nga ekzaminimet e policisë dyshohet se në ajër ka qëlluar Edmond Faja, i cili është arrestuar nga policia, ndërsa të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Ndërsa Alvaro Toptani fill pas momentit të konfliktit është larguar dhe policia po punon për kapjen e tij për të sqaruar rrethanat

Policia ka sekuestruar armën e përdorur nga Edmond Faja, një pistoletë TT dhe nga kontrolli i territorit në vendin e ngjarjes, pranë rrethimit të shkollës është gjetur një tjetër armë zjarri që dyshohet se i përket Ndriçim Qefalisë, punonjës i Policisë Ushtarake.
Nga konflikti Enea Kovaçi mori dëmtime serioze dhe është duke marrë mjekim në Spitalin e Traumës.



Skip to toolbar