Sherri në familjen mbretërore/ Prokuroria kërkon dënimin e Princ Lekës, Elias dhe babait të saj

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për Princ Lekën pas dhunës së ushtruar ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj.

Prokuroria i kërkoi gjykatës dënimin me 1 vit e 6 muaj shërbim prove për princ Lekën si dhe 6 muaj shërbim prove për Elia Zaharinë dhe 1 vit shërbim prove për Gjergj Zaharinë. Seanca për shpalljen e vendimit pritet të jepet me 13 dhjetor.

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një videoje në muajin Mars. Princ Leka kallëzoi në polici dhunën e ushtruar nga ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia. Sipas dëshmisë së tij, Gjergj Zaharia e ka goditur me një statujë prej druri në prani të vajzës tre vjeçare.

Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u martuan në vitin 2016. Katër vite më vonë erdhi në jetë vajza e tyre, trashëgimtare e familjes mbretërore, e cila u pagëzua me emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë./ABCNEWS.AL



Skip to toolbar