Sherri në Sarandë, 4 policë në pranga/ AMP: Gjatë konfliktit kanë përdorur armën e shërbimit

AKTUALITET


Tetë persona janë arrestuar nga AMP mes të cilëve edhe katër policë, lidhur me ngjarjen e raportuar në Sarandë ku 12 shtetas u përfshinë në një konflikt mes tyre. Gjithashtu dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orëve të para të mëngjesit në fshatin Gjashtë, ku dyshohet se konflikti me sende të forta, ka nisur për motive të dobëta, larje borxhesh.

Fillimisht ata kanë debatuar e më pas janë konfliktuar duke përdorur edhe sende të forta. Pjesë e konfliktit ishin edhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Dyshohet se në konflikt u përfshinë efektivët e së njëjtit fis, Alvaro, Kidi, Ergisi, dhe Redi Sulejmani, tre prej të cilëve vëllezër. Ndërsa të dëmtuar mbetën vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi të cilët.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparat celularë.



Skip to toolbar