Sherri nga disko në trotuar, vëllezërit shqiptarë therin 30-vjeçarin

AKTUALITET


Dy shqiptarë përfunduan në pranga të policisë italiane, pasi u bënë pjesë të një sherri me thika jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku njëri prej vëllezërve shqiptarë qëlloi me thikë një djalë 30-vjeçar nga Breshia, i cili u transportua me urgjencë në spital, por pa rrezik për jetën.

Fillimisht ngjarja nisi brenda ambienteve në diskos e më pas e dolën jashtë saj, në trotuar për t’u sqaruar, por situata për fat të keq precipitoi dhe njëri prej shqiptarëve nxori thikën duke i shkaktuar plagë 30-vjeçarit. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes.



Skip to toolbar