Shifrat nga Kosova, 5 të vdekur, 187 raste me COVID

CORONAVIRUS


5 të vdekur dhe 187 raste të reja me COVID-19. Ky është bilanci që vjen nga Kosova. Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 105,375 raste nga 536,708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,178 raste të vdekjes.



Skip to toolbar