Shiste drogë afër shkollave, në pranga 25-vjeçari

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. 25 vjeçari me inicialet V.M. është kapur nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në  Tiranë të cilët kishin informacion se personi në fjalë shpërndante  lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në afërsi të shkollave.

Arrestimi i 25 vjeçarit është bërë i mundur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 27 doza me lëndë narkotike, shumën prej 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Skip to toolbar