Një 43 vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Driver”, pasi ai është kapur me më shumë se 100 gramë kokainë. Policia e kryeqytetit sqaron se operacioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative, sipas të cilave, burri shiste lëndë narkotike.
Në automjetin e tij tip Benz, policia sekuestroi edhe rreth 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular. “Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë se në rrugën “Xhanfize Keko” në vendin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drogave të forta, kryesisht kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular”, deklaroi policia.