Një subjekt tregtar në lagjen “10 Korriku” është zbuluar nga shërbimet e Policisë, pasi shiste ora dore të kontrabanduara, imitime të markave të ndryshme, pa kupon tatimor dhe pa fatura blerjeje. Mallrat tregtoheshin si në dyqan, ashtu edhe online.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. D., 39 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, u sekuestruan 191 ora dore, imitime të markave të njohura, të dyshuara të kontrabanduara. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt për mallrat dhe nuk lëshonte kupon tatimor gjatë shitjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia bën me dije se kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike do të vijojnë.
