Shkarkimin e sekretariatit të PS, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri, kryeministri Rama tha se bëhet për të cuar më lart punën e Partisë Socialiste.
Ndërsa vlerësoi punën e Damian Gjiknurit në psotin e sekretarit të përgjithshëm, Rama i konsideroi spekulime lajmet se vendimi është marrë pas hetimeve për inceneratorët.
“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashemet apo përfshirjet paraprake të kujtdoqoftë, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë me cfarë është spekuluar me Damianin. Damiani e ka bërë mirë punën e tij, kanë folur rezutatet.
Por unë them gjithmonë, para se të thonë të tjerët duhet ta bësh ti vetë. Ndaj PS është këtu ku është, gjithmonë kemi parë nga vetja për të kërkuar më shumë e për të shkuar më lart.
Jam edukuar me idenë se cdo ditë duhet të kërceja më lart, por ky është shkaku, të tjerat janë spekulime që mua s më interesojnë. Raporti me drejtësinë është I ndarë nga gjërat e tjera. Lëvizje bëhet për ta cuar punën më lart. “ u shpreh Rama.