Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka komentuar shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale. Spaho shkruan me ironi, se Basha mund të nisë tanimë me internimet, ndërsa e paralajmëron se “po i mblidhet litari”.
POSTIMI I PLOTË I EDMOND SPAHOS:
Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet.
Falmur Noka u shkarkua dje nga Partia Demokratike nga Komisioni i Sigurisë me arsyet se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetari. Ky shkarkim vjen pas përçarjes që Sali Berisha ka krijuar në PD.