Shkarkimi i Prodës/ Eksperti Basha: Çedoi në organizimin e policisë në protestën e PD

AKTUALITET


Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se një nga arsyet e shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ishte mungesa e organizimit në protestën e PD, ku u sulmua me molotovë vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës ndodheshin njerëz.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se Proda ka pasur edhe arritje gjatë drejtimit të policisë.

“Nuk mund ta cilësoj mosfunksionim, do të thotë që shumë gjëra kanë shkuar keq. Mund të jemi në kushtet kur Proda mund të jetë shkarkuar për një fakt, që mund të jetë edhe protesta, nuk është çudi. Papritmas u gjendën para një sulmi të paprecedent, një parti normale nuk gjuan me molotovë në objekte ku mund të ketë edhe qytetarë. Shtetas francez, u gjendën në një kërcënim tepër serioz. Duket një element shumë i vogël, që mund të thuash nuk mund të shkarkohet drejtori i policisë. Ky është incident mjaft i rëndë, duhet të kishin marrë masa drejtuesit e policisë. Nuk mund të themi se ka dështuar policia kur ka qenë Proda. Ka pasur operacione të suksesshne, bashkëpunime me ndërkombëtarët, shkëmbim informacioni. Policia duhet të jetë e vëmendshme dhe aty ku parashikohet të ketë një ngjarje, u pa që reagimi ishte shumë me vonesë”, theksoi ai



Skip to toolbar