Shkarkohet drejtori i policisë së Durrësit. Ja kush është kreu i ri

AKTUALITET


Është shkarkuar nga detyra drejtori i policisë së Durrësit, Alfred Çepe dhe në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu i cili ka mbajtur detyrën e shefit të RENEA-s.

Alfred Çepe është shkarkuar nga ky post pas 3 vitesh në krye të policisë së Durrësit. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të ketë lëvizje të tjera të drejtuesve të policive në rrethe.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu, ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.



Skip to toolbar