Largohet drejtori i SHISH, Helidon Bendo

AKTUALITET


Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është liruar nga detyra. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Bendo i cili ndodhet prej muajsh në SHBA për trajtim, është larguar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.

Bendo ka qënë prej kohësh në qendër të hakerave iranianë. Ata publikuan mjetet e identifikimit të Bendos, njëjtë siç bënë dhe më parë me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në dokumente ishin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.



Skip to toolbar