Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama është shkarkuar nëndrejtori i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të funksioneve operacionale.
Shkarkimi i tij ndodh në mes të aksionit të rëndësishëm anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria dhe nga drejtoria e Tatimeve.
Deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Hoxhës por mësohet se urdhri është dhënë nga kryeministri Rama.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kryeministri ka theksuar se lufta kundër informalitetit do të vijojë e ashpër ndaj kujtdo që nuk zbaton ligjet. Rama gjithashtu ua ka bërë të qartë drejtuesve të tatimeve se s’do të falë askënd që nuk jep rezultate në punë.