Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Shkarkimi i Asllanit është bërë me propozim nga Ministria e Kulturës, për arsye ende të paditura.
Persida Asllani mbante postin e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare prej 5 vitesh. Ajo u emërua në 2014 në vendin e Aurel Plasarit.
Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.