Shkarkohet shefi i rrugores në Dibër, vëllai iu kap me drogë çokollatë

AKTUALITET


Pas arrestimit të Pajtim Agës për trafik droge nga Greqia në Shqipëri, është shkarkuar nga detyra vëllai i tij, Robert Aga, shefi i sektorit të Qarkullimit të policisë së Dibrës.

Robert Aga është një emër i njohur për publikun pasi është lakuar në përgjimet e dosjes 184 për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2016 në Dibër. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Në përgjime Robert Aga, flet me Damian Gjiknurin, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore. Deri në momentin e zgjedhjeve ai ishte Drejtori i Policisë Dibër.

Partia Demokratike e ka akuzuar disa herë Agën për implikim në aktivitet kriminal, kultivim e trafik droge.

Pajtim Aga ishte pjesë e grupit me 7 të arrestuar që u godit nga policia dhe që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në formë çokollate nga Greqia në Shqipëri.



Skip to toolbar