Shkarkoi dy ministrat shqiptarë sapo mori detyrën, Xhaferi tregon arsyen: Dolën nga programi qeverisës

Më të fundit


Sapo mori detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi shkarkoi dy ministrat shqiptarë, Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.

I ftuar në “Real Story” në ABC News, Xhaferi tregoi arsyen pse mori të vendim, ku tha se dy ministrat shqiptarë dolën nga programi qeverisës. Ndër të tjera ai mbrojti vendimin e tij, duke thënë se çdo kryeministër do të vepronte në atë lloj forme.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Paralajmëruar pak më herët ministrat, se mund të shkoni dhe t’i mbyllni derën, kjo tregon sensin operativ që keni, a e kishit menduar që ministrat e parë që do shkarkonit do ishin shqiptar.

Xhaferi: Jo që e kisha menduar, ajo është çështje e kompetencave që e ka ministri, kushdo të jetë nga ministrat mund të rezultonte të jetë edhe ministër i BDI nëse me deklaratë del se është pjesë e opozitës dhe i bashkëngjitet opozitës s’ka vend në atë qeveri që është votuar me program dhe me përbërje që është votuar. Kështu që nëse deklarova se nuk mbështet programin qeveritar mbi të cilën është zgjedh si ministër nuk do mend që të bazë të kompetencave që ka kryeministri do i propozojë kuvendit formën dhe procedurën që është e paraparë me ligj dhe kushtetutë kështu që ajo ka ndodhur asgjë tjetër.

Pyetje: Motivi është pak më i komplikuar apo jo…

Xhaferi: Motivi është se dy ministrat janë deklaruar se shkojnë në opozitë me kryetarin e partisë të atëhershëm dhe duke parë raportin në grupin e deputetëve parlamentar që i takonin ministrat që dy deputetët nga 8 ishin në mbështetje të dy ministrave dhe kryetarit të partisë 6 të tjerë janë pjesë përbërëse e shumicës parlamentare nuk do mend që komunikimi mbi faktin që deputetët duhet të vendosin mbi propozimin e kryeministrit se do të shkarkohen apo jo, nuk mend që nëse nuk e kisha atë mbështetje të deputetëve të shumicës nuk do shkoja me propozim se shtrohet pyetja e të gjithë kabinetit, isha i sigurt për atë çka ndodh. Dalin nga ajo çka është programi qeveritar dhe çdo kryeministër në atë formë do të vepronte.



Skip to toolbar