Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane e trafikut të kokainës në Itali

AKTUALITET


Një grup kriminal i trafikut të drogës u shkatërrua nga policia italiane në Katania.

Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Nga operacioni, janë arrestuar në total 13 persona. Operacioni u ndërmor sot në mëngjes, nga karabinierët që mbulojnë sektorin antidrogë dhe antikrimi ekonomik.

Dyshohet se të gjithë të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e lëndës narkotike, duke vepruar si një bandë kriminale. Nuk bëhen me dije identitetet e personave që janë arrestuar nga Policia e Katanias.



Skip to toolbar