25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është nxjerrë nga banesa ku mbeti i bllokuar në fshatin Çarçovë, Përmet, pasi e zuri poshtë shkëmbi.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Siç shikohet në foto, 25-vjeçari ka qenë në shtrat dhe nga sa mësohet i ka zënë këmbët.
Pamjet janë të frikshme dhe tregojnë se si shkëmbi ka shkatërruar çatinë e shtëpisë dhe ka përfunduar në shtratin e të riut duke e lënë të plagosur.