Ndeshja e boksit “Shkodra Boxing Night” në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër është kthyer në tragjedi. Boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja.
Boksieri bullgar është dërguar me urgjencë në spital, ku ka gjetur edhe vdekjen.
I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve, ndërsa shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak.